Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të 46 viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Shumica e personave të cilët ndërruan jetë në këtë aksident ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit, ku për fat të keq 46 prej tyre u dogjën mes flakëve që përfshiu autobusin.