Mijëra qytetarë po marshojnë sot jashtë parlamentit grek në Athinë kundër politikave qeveritare dhe masave të sigurisë në hekurudhat e vendit.

Në mbështetje të protestave janë vënë edhe sindikatat e vendit dhe si rrjedhojë është paralizuar totalisht sektori publik.

Sipas informacioneve, pjesëmarrja është mbi 50.000.