Janë zbardhur emrat e viktimave dhe dy të plagosurve të aksidentit tragjik që ndodhi këtë të martë në aksin Elbasan-Librazhd.
Në mjetin tip ML që po udhëtonte drejt Librazhdit, ishte duke udhëtuar një familje me 5 persona nga Kalimashi, 3 prej të cilëve u nxorën të vdekur nga lumi, dhe 2 të tjerë me shenja jete.
Mësohet se viktimat janë Elmi Keqa 53-vjeç dhe bashkeshortja Elona Keqa 35-vjeç dhe shtetasi Elis Sulmataj 18-vjeç dhe jane plagosur shtetasi Elisiado Keqa rreth 10-vjec, Ambra Halili rreth 20-vjec.
Dy personat e shpëtuar me shenja jete, që dyshohet se janë fëmijë, janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore.