Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.

Sipas informacioneve, mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë të përfshira dy vetura.

“Në ora 15:18 policia është njoftuar për një aksident në Leshan të Pejës. Dy automjete janë të përfshira. Për momentin kemi informacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve”, tha ai.

Ai raportoi se policia dhe ambulancat  ndodhen në vendngjarje, ndërsa tha se ende nuk ka informacion për të lënduarit.