Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar pas aksionit për lirimin e hapësirave publike mëngjesin e sotëm në lagjen nr.17.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Këto hapësira i përkasin të gjithë qytetarëve ndaj pas pastrimit të të gjithë kësaj zone në lagjen 17 do të fillojë edhe rehabilitimi i lulishtes.”

Ndër të tjera, kryebashkiakja shton se pas lagjes nr.17, aksioni do të vijojë në lulishtet e Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe në të gjitha pjesët e tjera të qytetit.

Postimi i plotë:

Nisëm aksionin për lirimin e hapësirave publike në lagjen 17.

Këto hapësira i përkasin të gjithë qytetarëve ndaj pas pastrimit të të gjithë kësaj zone në lagjen 17 do të fillojë edhe rehabilitimi i lulishtes.

IMT e Durrësit e mbështetur nga policia bashkiake, policia e rendit dhe ndërmarrjet e bashkisë do të vijojnë këtë aksion edhe në lulishtet pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve si dhe në zona të tjera të qytetit.

Hapësirat publike të zaptuara do të lirohen dhe do t’i kthehen qytetarëve.