Aktori i famshëm Mel Gibson së shpejti do të bëhet baba për herë të nëntë, pasi e dashura e tij, Rosalind Ross është në pritje të ëmbël. 60-vjeçari dhe 26-vjeçarja janë në një marrëdhënie prej dy vitesh dhe ky është fëmija i tyre i parë së bashku.

Gibson ka shtatë fëmijë nga martesa me gruan e parë Robyn Moore dhe një tjetër nga marrëdhënia me Oksana Grigorieva-ën. Kjo shtatzëni ka përkuar edhe me një rikthim të sukseshëm të aktorit në kinema, pasi filmi i tij “Hacksaw Ridge” u duartrokit për plot 10 minuta në Festivalin e Filmit në Venecia.