“CulturAlb” bëri të ditur se aktorja kosovare Fatlume Bunjaku u bë anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.
Ky është një lajm i rëndësishëm për kinematografinë shqiptare. Anëtarësimi përbën një vlerësim të rëndësishëm për kontributin e saj artistik dhe një tjetër hap drejt forcimit të pranisë së kineastëve shqiptarë në rrjetet më prestigjioze të industrisë evropiane të filmit.
Culturalb i uroi Fatlume Bunjakut suksese të mëtejshme në projektet e saj të ardhshme.
Në Berlinalen e 76-të, në programin European Shooting Stars 2026, Shqipëria u përfaqësua nga Fatlume Bunjaku. Ky program sjell çdo vit në festival dhjetë aktorë të rinj evropianë premtues dhe të gjithanshëm. Qëllimi është t’i ndihmojë ata të bëjnë emër me shtypin dhe audiencën ndërkombëtare dhe të ndërtojnë një rrjet në industrinë ndërkombëtare të filmit.
Fatlume Bunjaku ka edhe një karrierë në muzikë. Në vitin 2013 dhe talenti i saj u njoh menjëherë, duke fituar çmimin për Aktoren më të Mirë në Festivalin e Filmit “Nine Eleven”, dhe më tej kulmoi në “Hana” (2025).





