Aktorja turke, Nebahat Çehre, e njohur në Shqipëri për rolet e saj në “Dashuri e ndaluar” dhe “Diamant dhe dashuri”, është shtruar në spital pak ditë më parë pas një krize të papritur në zemër.

Pas lajmeve të fundit në medie, nga menaxheri i saj mësohet se aktorja ka bërë një ndërhyrje në zemër, pas së cilës e ka marrë veten shpejt.

80-vjeçarja, e njohur për shumë role në seriale dhe filma në Turqi, ka qëndruar një natë në spital, pas ndërhyrjes në zemër dhe është kthyer në shtëpi për rikuperim.

Menaxheri i Nebahat Çehre, Selçuk Kaya, tha në një njoftim të fundit:

“Nebahat Çehre është në gjendje të mirë shëndetësore. Momentalisht, është duke pushuar në shtëpi. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që na telefonuan dhe na pyetën për shëndetin e saj. Shpresoj që së shpejti ta shohim në projekte të reja”.