Një aktore 26-vjeçare, me emrin Xu Ting, nga Beijingu, ka ndërruar jetë javën e shkuar, pasi u diagnostikua me kancer limfatik në muajin korrik.

Ajo kishte vendosur të mos i nënshtrohej kimioterapisë sepse kishte parë të tjerët të torturoheshin dhe përsëri kishin vdekur, dhe në vend të saj, ajo zgjodhi trajtimin me kupa dhe gjilpëra.

Ajo postoi disa foto gjatë kurimit me terapi kineze, në njërën prej të cilave dukeshin gota të shumta të vendosura në shpinën e saj. Në një foto tjetër dukeshin të çarat e lëkurës për të nxjerrë gjakun jashtë.

Ky lloj trajtimi ka zgjuar debate të mëdha nëse këto terapi, ishin bërë shkak për vdekjen e saj ose jo.