Shfaqen delfinët në bregdetin e Currilave në Durrës!

Ditën e djeshme më 12 korrik, një grup delfinësh kanë tërhequr vëmendjen e disa pushuesve nga Durrësi që po lundronin me një gomone.

Delfinët kanë dhuruar spektakël duke lënë të habitur këtë grup pushuesish që patën fatin t’i shijonin nga afër.

Videoja ka mbërritur në portalin “DurrësLajm” nga personat që e filmuan, të cilët shprehen se kanë parë një spektakël të pazakontë për minuta me radhë.

Ndërkohë video e dytë është punuar nga durrsakja Albana Dollaku, që prej vitesh jeton në Itali, e cila ka dërguar në redaksinë tonë planet kur delfinët duken nga shumë afër.

Ndiqni pamjet më poshtë.