“DurrësLajm” publikon listën e 6-të të familjeve që pritet të përfitojnë grantin e rikonstruksionit apo rindërtimit.

Kjo listë pritet të kalohet sot për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në mesditë. Megjithëse lista e 5-të e miratuar muajin e kaluar u mendua se do të ishte e fundit, duket se bashkia ka vendosur t’u japë të tjera familjeve para nga fondi i rindërtimit.

Më poshtë, janë emrat e 187 familjeve, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, teksa janë klasifikuar me dëme DS1, DS2 dhe DS3.

*(Nëse lista nuk ju hapet automatikisht, klikoni në fund për ta shkarkuar ku shkruhet: Click here)