Kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat, foli për takimet e kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se qeveria është kthyer në një armiken e qytetarëve të saj. Ndërsa shtoi se qytetarët protestojnë tashmë kundër kësaj qeverie dhe se kërkojnë dorëheqjen e Ramës që sipas tij ka humbur çdo legjitimitet.

“Barkderrat e shtetit nuk kanë të ngopur në një kohë kur prej mbi tre muajve protestohet në rrugët e Tiranës, kundër një qeverie që nuk ka legjitimitet, protestohet kundër një qeverie armike dhe qëndrimet e saj. Edi Rama ka zgjedhur ahengjet qeveritare, duhet ta mësoni ju se kuçi ka shumë gjëra për të cilat është i njohur për sheleg he gatimin e tyre, dhe kjo ishte arsyeja e takimit në Kuç. Korani nuk ka nevojë për komente, por rezultati I këtyre takimeve ishte vetëm mashtrime. Çfarë doli nga Pogradeci, re-trit-a. U mblodhën për të zgjidhur hallet e kombit dhe çfarë solli?  Çfarë dëgjuan nxënësit mësuesit e këtij vendi për vitin e ri shkollor, çfarë dëgjuan të sëmurët, çfarë dëgjuan? Dëgjuan se do merremi me ushqimin, se qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë qiratë me më shumë se 2/3 e rrogës. Këta kalojnë nga një aheng në një aheng tjetër. Shqipëria ka nevojë për një minimum jetik”, tha ai.