Në portin e Durrësit që nga fillimi i vitit 2018 janë ankoruar 84 jahte të huaja, pjesa më e madhe e të cilave kanë mbërritur në dy muajt e fundit.

Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se në muajin maj të këtij viti portin më të madh të vendit e vizituan 55 jahte, ndërsa në 10 ditët e para të qershorit në kalata janë ankoruar edhe 20 jahte të tjerë. 

Në vijim të sezonit turistik pritet që numri i jahteve në portin e Durrësit të vijë duke u rritur.

Ndërkaq, mësohet se gjatë vitit 2017 në portin e Durrësit janë ankoruar 9 kroçera dhe 294 jahte turistike. 

Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit tonë. 

Koha e qëndrimit të jahteve turistike në kalatat 1-5 të Terminalit perëndimor shkon deri në një javë.