Një përfaqësi e APD, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Afrim Bakaj, zhvilloi të enjten një vizitë pune në Portin e Barit (Itali). 

Bakaj dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Adrian Haskaj, u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Autoriteteve Portuale, Tito Vespasiani dhe Presidenti i Autoritetit portual të Adriatikut jugor, Ugo Patroni Griffi. 

Në takimin që u zhvillua në mjediset e Autoritetit të Sistemit Portual të Adriatikut Jugor, që përfshin portet e Barit, Manfredonias, Barletës dhe Monopolit, u hartua marrevëshja per dorëzimin e platformës software "GAIA", e cila do të nëshkruhet nga palët në ditët në vijim, duke i hapur rrugë implementimit dhe përshtatjes së saj në Portin e Durrësit.

Kjo platformë IT (software aplikativ), i është vënë në dispozicion gratis Autoritetit Portual Durrës, si pjesë e "Memorandumit të Mirëkuptimit", me objektiv rritjen e kontrollit dhe sigurisë për udhëtarët, mjetet dhe mallrat midis dy Porteve tona, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për pasagjerët.

Nga ana tjetër pala italiane bëri me dije se brenda muajit qershor pritet dyfishimi i kapacitetit të sporteleve të udhëtarëve, që mbërrijnë dhe udhëtojnë nga Bari drejt portit të Durrësit.