Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  në total janë kryer 314.622 vaksinime.

Në vendin tonë është ulur ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore njoftuan se në 24 orët e fundit në vendin tonë humbën jetën 2 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 179 raste të reja me COVID nga 2652 teste të kryera.