Numri i të infektuarve me koronavisus në Shqipëri arrin në 1184.

Në vetëm 24 orët e fundit kanë konfirmuar 20 raste te reja.

Rastet janë shënuar 15 në Tiranë, 2 në Krujë, 2 në Durrës dhe 1 në Kamëz.

Deklarata e Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz.

Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (3 Qershor 2020)

  • Testime totale 16817
  • Testime molekulare 15365
  • Testime serologjike 1452
  • Raste pozitive 1184
  • Raste të shëruara 898
  • Raste Aktive 253

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

  • Tiranë 172
  • Krujë 22
  • Durrës 15
  • Kamëz 12
  • Shkodër 10
  • Mat 9
  • Lushnje 6
  • Berat 2
  • Fier 2
  • Korçë 1
  • Librazhd 1
  • Mallakastër 1