Administrata nis pastrimin e Durrësit, Sako: Do të jetë punë e përhershme (VIDEO+FOTO)

03/08/2019 - 12:15

Megjithëse ditë pushimi, punonjësit e bashkisë së Durrësit dhe ndërmarrjet ndihmëse dolën mëngjesin e kësaj të shtune në qytet me qëllim pastrimin e Durrësit.

Me në krye kryebashkiaken e re, Valbona Sakon, e cila sapo mori detyrën zyrtarisht një ditë më parë, stafi i administratës së bashkisë ishte në zonën e Vollgës, nga shëtitorja “Taulantia” deri në Currila.

Kryebashkiakja Sako, në një prononcim për mediat, tha se me këtë nismë dëshiron që të sensibilizojë të gjithë qytetarët e Durrësit, që janë ata që duhet ta pastrojnë, duke e kthyer kështu pastërtinë e qytetit tonë, një atraksion për turistët dhe pse jo për të gjithë shqiptarët.

“Kjo do jetë një pjesë e përhershme e punës së bashkisë. Kur them është punë, është një detyrim qytetar, që do të thotë do të jetë i përhershëm, në varësi të pastërtisë së qytetit tonë, duke përfshirë hera-herës edhe qytetarë, të cilët do t’i bashkohen nismës sonë. Pastërtia e qytetit fillon së pari nga qytetarët, pastaj nga ndërmarrjet, të cilat e kanë për detyrë për ta mbajtur pastër atë”, deklaroi Sako.

Ndërkohë, nisma e pastrimit është shtrirë dhe në zona të tjera të qytetit:

1- Ndermarrja Rruga me fadromat ne Kampusin e Universitetit tek ish Keneta, Durresi i ri, bashke me administraten e Nderrmarjes.

2- Nderrmarrja Komunale Plazh nga Ura e Dajlanit deri ne Plepa bashke me administraten e Nderrmarrjes.

3- Nderrmarrja e Sherbimeve Komunale Durres nga Ura e Dajlanit, Stacioni Trenit, Shetitorja Taulantia deri ne Currila bashke me administraten e Nderrmarjes.

4- Pallati i Sportit, Pallati Kultures dhe Biblioteka te stadiumi.

5- Arsimi (Kopshte, çerdhe) te spitali nga mbrapa.

6- Zjarrfikëset ne plazh nga ura e Dajlanit deri ne Plepa.

7- Administrata e Bashkise Durres nga sheshi Taulantia deri ne Currila.

8- Ndermarrja UKD ne pastrim ne Sektorin Rinia.

S.L.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër reko

SPAK-ut i shtohet një prokurore, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë prokuroren Manjola Kajana, duke e çuar në 13 numri