Një aksident me vdekje është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, ku një automjet ka përplasur një burrë që po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e goditjes fatale, biçiklisti ka ndërruar jetë.

“Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme“, informon policia e Durrësit..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.