Policia e Krujës ka arrestuar Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Ndaj tij, Gjykata vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa uniformat blu ekzekutuan vendimin e dhënë nga togat e zeza.
Rexhep Rraja është arrestuar për dhunimin ndaj Xhisiela Malokut, ish-të dashurës së tij. Ekspertiza ka konfirmuar se Xhisila ishte dhunuar dhe djegur me cigare.
Kjo ngjarje ka ndezur arenën politike, pasi u denoncua nga ish-efektivi Emiljano Nuhu, i cili deklaroi se vet u kërcënua që të mos i merrte denoncimin vajzës së dhunuar.