Këto janë pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku u regjistrua atentati këtë të premte ndaj shtetasit Julian Meçaj.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë, rreth orës 13:30 te rrethrrotullimi në Ish-Kënetë, pranë mbikalimit të Shkozetit.
Mësohet se të shtënat kanë filluar që nga rruga dytësore në Maminas ndaj automjetit tip “Range Rover” me targa AA 005 MJ. Përveç Meçajt, i cili është dërguar në spital, dyshohet se ka dhe të plagosur të tjerë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.