Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e Covid-19 në vend. Sipas buletinit zyrtar, mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 159  raste të reja, ndërsa janë kryer 844 testime.

Fatkeqësisht sërish janë shënuar viktima. Ministria informon se 4 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një nga Korça dhe 3 nga Tirana. Ndërkohë janë shëruar 52 persona në 24 orët e fundit. 

Kujtojmë se një ditë më parë në vend u shënuan 153 raste të personave të prekur, ndërsa 5 qytetarë humbën jetën.

Në Durrës janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19, ndërsa të shtunën u raportua vetëm një rast me koronavirus. I lartë mbetet edhe numri i personave aktivë në qarkun e Durrësit ku regjistrohen 567 persona. Qarku i Durrësit renditet i dyti pas kryeqytetit për  numrin e lartë të personave që janë prekur nga Covid-19.

Deklarata e Dr. Eugena Tomini-Instituti i Shëndetit Publik:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Maskat janë domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Rastet e reja jane në kë to bashki:

68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë,  nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)

Testime totale         79730

Raste pozitive         12385

Raste të shëruara      6940

Raste Aktive          5083

Humbje jete 362  (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2501

Durrës            567

Shkodër           372

Lezhë        297

Elbasan          287

Korçë         245

Fier               222

Vlorë         189

Kukës         142

Berat            116

Dibër            73

Gjirokastër         72