Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili, ka ndërruar jetë sot nga COVID-19 në moshën 72-vjeçare.

Mjeku 3 ditë pasi u infektua nga COVID-19 u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen dhe sot mbylli sytë përgjithmonë.

Deri në muajin shkurt, ai ishte në krye të detyrës në spitalin “Stefan Gjoni” në Krujë, madje me shtyrje pensioni, por COVID-19 ia mori jetën.

Kolegët e mjekut Pengili kanë shprehur në rrjete sociale dhimbjen për ndarjen nga jeta të 72-vjeçarit.

Me hidherim te thelle duam te ndajme me ju lajmin e trishte qe doktorr Perparim Pengilin nuk do e kemi me mes nesh. Edhe…

Posted by Spitali Bashkiak “Dr. Stefan Gjoni ” Kruje on Saturday, April 10, 2021