Paraditen e së hënës, 14 tetor 2019, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, i ka uruar mirëseardhjen një delegacioni italian, pjesë e të cilit ishte kuestori i Barit, drejtues Xhuzepe Bizonjo (Giuseppe Bisogno); presidenti i Autoritetit të Sistemit Portual të detit Adriatik Meridional (ku bëjnë pjesë portet e Barit, Brindisit, Manfredonias, Barletës, Monopolit), Ugo Patroni Griffi; komandanti provincial i Guardia di Finanza në Bari, gjeneralbrigade Roberto Pennoni; drejtuesi i DIGIOS, Mikele de Tulio (Michele De Tullio); komandanti i Guardia di Finanza të portit të Barit, kolonel Antonio Sederino; konsulli i përgjithshëm shqiptar në Bari, Adrian Haskaj dhe kryekomisari i konsullatës shqiptare në Bari, Artur Beu.
Qëllimi i kësaj vizite ishte siguria publike në zonat e porteve dhe qyteteve, si element themelor për zhvillimin e ekonomisë së dy vendeve.