Detajet/ Shënjestra e shpërthimit me 4 të plagosur, zbulohet e shkuara e 'të fortit'

13/01/2018 - 11:33

Nisin hetimet pas shpërthimit të fortë ku mbetën të plagosur katër persona e tronditi sot paradite qytetin e Shkodrës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se objekt i sulmit ka qenë Lulzim Kulla, njeri prej personave të mbetur të plagosur,  i cili është pronari i dyqanit të hedhur në erë.

Të njëjtat burime saktësojnë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla i është afruar dyqanit të tij. Dyshohet se lëvizjet e tij janë monitoruar nga atentatorët.

Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë pasi njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në Shkodër, por për ngjarjen nuk është dënuar askush.

Dy personat e tjerë të mbetur të plagosur nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara të kryeqendrës së veriut, pranë qendrës së qytetit. Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve. Tre të lënduarit mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, pasi kanë qenë të pajisura me kamera sigurie dhe dyshohet të kenë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive në dyqan./Shqiptarja.com

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në kryeqytet.

16 anije të mëdha turistike parashikohet të mbërrijnë në sezonet turistike 2019-2020 në portin e Durrësit.

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në kryeqytet.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Vendor në bashkinë Durrës, nën drejtimin e zotit Ardian Halili, i emëruar kohët e fundit në 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjen e zgjedhjeve vendore me dy anëtarë mangut.

Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi, ka reaguar sërish për pakon e dyshimtë, me lëndë artizanale që u gjet mëngj

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një thirrje për banorët e Astirit që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Moti i keq që me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik të shpërndarjes, duke l

Policia Kufitare në Durrës shton masat për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit, si edhe në drejtim të forcimit t