Dhimbje e lot në Durrësin e veshur me të zeza, lamtumirë familja Lala....

30/11/2019 - 11:18

Dhimbje e lot sot në Durrës teksa përcillen në banesën e fundit viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu" po mbahen homazhet për 8 anëtarët e familjes Lala.

Të veshur me të zeza, njerëz të shumtë janë mbledhur për t'iu dhënë lamtumirën e fundit 8 personave që gjetën vdekjen nën rrënojat e banesës së tyre në zonën e Kënetës. 

I vetmi i mbijetuar i kësaj familje është Ramë Lala, i cili është nisur për mjekim të specializuar në Itali.

Ndërsa gjyshja Sahadetja, djali Iliri, nusja Marjeta, mbesa Grisilda, fëmijët e Marjetës, Amelia, Emilio, Dionisa dhe Enisi po kalojnë sot për herë të fundit në qytetin që i priti dhe i mori përjetësisht.

Në homazhe është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Blendi Çuçi.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për

Është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun.

Gjykata e Tiranës dënoi me 7 vite e 4 muaj burg një prej autorëve të vjedhjes së serverave dhe dokumenteve të Prokurorisë së Durrësit, nd

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund t

Më në fund duhet se gjërat po lëvizin për të çuar para drejtësisë të gjithë shkaktarët e dëmeve shkatërrimtare që shkaktoi tërmeti i 26 n

Pas atentatit që u regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Peqinit, ku një 26-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos, drejtori i Përgj

Gazetari i njohur Adi Krasta ka nisur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij të ri profesional, tanimë jo në Tiranë, por në Prishtinë. Ai do t

Mbrëmjen e sotme u luajt derbi mes Partizanit dhe Tiranës, e cila përfundoi me fitoren e bardhëvebluve, me rezultatin 1-2.

Heronjtë e fshehur të pas-fatkeqësisë natyrore, kështu i cilëson Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FNZH) 3 nga inxhinierët, pjesë e ekipit të