Durrës, mbyllet pas 5 muajsh cikli i parë i Akademisë së Lidershipit (VIDEO)

20/09/2018 - 14:57

Është mbyllur të mërkurën pas një pune intensive, e cila zgjati më shumë se 5 muaj cikli i parë i Akademisë së Lidershipit. Ky trajnim në të cilin mernin pjesë kryetarë bashkish, përfaqësues të zgjedhur në nivel lokal dhë nëpunës civilë vendorë të lartë mblodhi në qytetin e Durrësit personalitete në këtë ceremoni për të përshëndetur përkushtimin e treguar nga ana e pjesëmarrësve përgjatë këtij trajnimi, mes tyre i pranishëm ishte edhe Olsi Dekovi, drejtues i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Ky program i qendrës së ekspertizës së Këshillit të Evropës u zbatua në bashkëpunim me shkollën shqiptare të administratës publike dhe akademisë së studimeve politike. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit në të janë fokusuar më së shumti në rritjen e njohurive  dhe afësive të drejtuesve vendorë për të siguruar mirëqeverisjen dhe menaxhimin e njësive vendore sipas standardeve më të mira evropiane.

Programi i akademisë së lidershipit ka realizuar për herë të parë një cikël të tillë trajnimesh drejtuar autoriteteve të larta të pushtetit vendor kryetarëve, nënkryetarëve, drejtorëve të përgjithshëm, të cilët iu nënshtruan trajnimit në tre me synim zhvillimin e lidershipit për organizatat, lidershipit për strategjinë dhe lidershipin për ngritjen e kapaciteteve bazuar në 12 parimet e mirëqeverisjes të Këshillit të Evropës.

Në përfundim  të kësaj ceremonie pjesëmarrësit u certifikuan nga Këshilli i Evropës dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, bazuar mbi sistemin zyrtar të krediteve. Në përfundim të këtij trajnimi pjesëmarrësit janë shprehur se ka ndikuar mjaft pozitivisht për ta pasi rritja e kapaciteteve drejtuese nuk duhet të mungojë asnjëherë në fusha të tilla.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pavarësisht se Franca është në avantazh ndaj Kombëtares Shqiptare, presidenti Ilir Meta shpreson ende.

Teksa në fushën e blertë po zhvillohej koreografia hapëse e impiantit të ri sportiv “Air Albania Stadium”, në shkallët dhe tribunat e tij

Në "Air Albania Stadium", i inaguruar pak më parë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kreu i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri,

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako do të përjetojë nga afër emocionet e përballjes se Kombëtares shqiptare me Francën, e cila do të

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar presidentin e UEFA-s, i cili ndodhet në Shqipëri, si i futuar special në ditën e inagurimit të stadiumit

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Francës, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga brohoritjet e tifozërisë shqiptare

Andi Bejtja konsiderohet si ndër kritikët e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga dita e hënë do të nisin reshjet e shiut ndërsa thekson se në jugperëndim do të ketë rrebeshe.

Pasi Tirana u godit sot nga një tërmet me magnitudë 3.7, frika që ‘mbërthen’ qytetarët është fakti nëse do të ketë të tjera lëkundje.

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë ka lëkundur Tiranën në orën 10.09.