Nis në Durrës prishja e banesave të shpallura të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, të cilit i është ngarkuar detyra nga Këshilli i Ministrave si koordinator i grupit të menaxhimit të krizës së shkaktuar nga tërmeti në qarkun e Durrësit.
Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm në zonën e Ish-Kënetës.