Një vajzë 19 vjeçe nga Lushnja ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët.

Policia e Stacionit të Plazhit në Durrës, raporton se ka referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi është paraqitur në spital, një 19-vjeçare, banuese në Lushnjë, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të presë damarët.

E reja mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.