Nxirret nga deti anija “Klodi” që u mbyt një ditë më parë në kalatën lindore.

Anija 60 tonëshe u nxor pas një operacioni të mirëorganizuar nga një thellësi prej 8 metrash nga vinçat e digës Adem Reka.

Anija u fundos mëngjesin e shkuar pasi kish pësuar avari në det të hapur. Fundosja e saj ngriti alarmin e amortizimit të tejskajshëm të flotës së peshkimit në Durrës, e cila nuk ka asnjë kantier për riparimin e anijeve.

Anija e peshkimit 20 metra e gjatë, me tonazh 60 tonë, me pronar Adem Pojana, u fundos të mërkurën në kalatën lindore vetëm pak minuta pasi ishte sjellë aty nga deti ku kishte pësuar defekt.