Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë. Sipas Institutit të Sizmiologjisë, lëkundjet e para sizmike ranë rreth orës 04:20 me epiqendër të Kuturman të Elbasanit. Tërmeti ishte 3.2 ballë dhe ra në një thellësi prej 16 kilometrash.

Ndërsa tërmeti i dytë ra rreth orës 08:20 në Arrëz të Kurbeneshit. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 2.9 në një thellësi prej 19 kilometrash nën tokë.

Nga mikro-tërmetet nuk raportohet të ketë të lënduar dhe dëme materiale.