Një operacion i befasishëm i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillohet në këto momente në qytetin e Sarandës.

Në operacion janë përfshirë edhe forcat e policisë së Vlorës dhe Sarandës, si edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Gjatë këtij operacioni janë shoqëruar të paktën 10 persona. Ata dyshohet të jenë pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, por nuk dihen ende më shumë detaje.