“DurrësLajm” publikon foto ekskluzive të armëve të zjarrit që u sekuestruan dje në mesditë në një banesë te Shkëmbi i Kavajës.
Rreth orës 14:30 të së hënës, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, të njoftuar nga Shërbimi Përmbarimor dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 1 snaiper;
• 1 automatik
• 1 pistoletë
• 4 sileciator
– krehëra me fishekë
– një sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuanë
• fenelina, mjete dhe veshje policie;
• kapuça.
Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.
Mësohet se apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xhevair Lushka, 56 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.
Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale.