DW vjen në Durrës, më saktësisht në Porto Romano, në fushën e depozitimit të mbetjeve urbane të qytetit. Në një reportazh të shkurtër, dy gazetaret e DW-es tregojnë përmes pamjeve filmike realitetin e trishtë në këtë fushë gjigande të mbuluar me plehra.

"Dyshja e #DW_BalkanBooster vizitoi Porto Romanon, depon e mbetjeve në afërsi të Universitetit të Durrësit, e cila duhej të ishte mbyllur që në vitin 2015. Sipas një premtimi të autoriteteve, sot këtu duhej të kishte një park, por pamjet tregojnë një realitet tjetër. Fjori Sinoruka dhe Anđela Đurašković",– shkruan DW Shqip, ndërkohë që publikon edhe videon e mëposhtme.