Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Griseldo Kusin, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondisionerit, Indrit Çelaj.

Kusi i cili ka pretenduar se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia, u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, dy ditë më parë, ndërsa i vëllai, Alban Kusi vazhdon të jetë në kërkim.

Si pasojë e kontrolleve të kryera në mënyrë të vazhdueshme në vendet e dyshuara në fshatrat, në banesat e të afërmve, shtetasi Griseldo Kusi është paraqitur me avokatin e tij në drejtorinë e policisë.

Tekniku i kondicionerëve, Indrit Çelaj u vra me armë zjarri mesditën e 22 gushtit pasi u konfliktua me vëllezërit Kusi. Shkak i debatit ishte montimi i një kondicioneri që viktima kishte kryer në vilën e familjes Kusi në Tiranë.