Prokuroria e Durrësit, ka rënë pre e grabitësve ende të paidentitifkuar gjatë natës së kaluar dhe dyshimet janë se ky veprim është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Në njoftimin për mediat, organi i akuzës bën me dije se: “Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal.”
Nëse ju referohemi neneve 333/a dhe 334 të Kodit Penal bëhet fjalë për vepër penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.
Gjithashtu, referuar regjistrimit të këtij procedimi, konkretisht neni 293/c/2 bëhet fjalë për ndërhyrje në sistemin kompjuterik të organeve shtetërore, dhe neni 313/a për zhdukje të fashikujve hetimorë.
Është hera e dytë që brenda një muaji të vidhet prokuroria e Durrësit, ku me datë 8 maj autorë ende të paidentitifkuar dhunuan postierin dhe grabitën materialet.