Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame është infektuar me Covid-19.

Nuk dihet se si është infektuar Lame me Covid-19 apo se cila është gjendja e tij shëndetësore.

Kujtojmë se Lame nuk është i pari nga radhët e zyrtarëve që është prekur me Covid, pasi janë konfirmuar pozitivë disa deputetë dhe drejtues institucionesh.