Inspektorët që do të vlerësojnë dëmet në pallate kanë nisur vëzhgimet në zonën e Kënetës në Durrës.

Sipas inspektorëve, një pjesë e banesave janë të pabanueshme, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë dëmtime të rënda

"Ne sigurohemi për sistemin e objektit. Në bazë të dëmtimeve vlerësojmë nëse ndërtesa është në gjendje të riparohet, ose për të bërë rindërtimin e saj. Pjesërisht banesat në Kënetë janë të pabnueshme dhe duhen çmontuar, një pjesë nuk kanë probleme të rënda. Kemi rastet kur objektet kanë dëmtime të vogla. Në fund do përgatitet një raport i plotë", thanë inspektorët.