Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Institucioni që ‘hëngri’ 5 drejtorë në Durrës

22/01/2019 - 17:12

Afrim Bakaj është drejtori më i fundit ekzekutiv i portit të Durrësit që u shkarkua nga posti. Ndryshe nga ish-drejtori Eduard Ndreu që e mbajti postin e drejtorit të Autoritetit Portual për 8 vite me rradhë përgjatë dy mandateve të qeverisë Berisha (2005-2013), drejtorët e portit të Durrësit përgjatë mandatit të parë dhe të dytë të qeverisë Rama nuk kanë zgjatur shumë në post. 5 drejtorë në më pak se 6 vite janë shumë për një nga institucionet më të rëndësishme në Durrës dhe portin më të madh në vend.

I pari që do të vihej në postin e drejtorit të portit më të madh në vend, menjëherë pas fitores së koalicionit Rama-Meta në vitin 2013 ishte Selim Belortaja, nga rradhët e LSI (9 tetor 2013). Kur kishte vetëm 1 vit e gjysëm në post, në 8 shkurt 2015, Belortaja dha dorëheqjen. Ai deklaroi në atë kohë se dorëheqjen e kishte dhënë për arsye personale. Pas largimit nga kjo detyrë, një post tjetër me rëndësi që do të mbante Belortaja ishte ai i ambasadorit shqiptar në Kinë, detyrë që vazhdon ta mbajë edhe sot.

Pas dorëheqjes së Belortajës, në 9 shkurt 2015, në kuadër të marrëveshjes Rama-Meta, në postin e drejtorit ekzekutiv të portit të Durrësit vendoset sërish një figurë e LSI-së, inxhinieri Gazmend Shalsi. Një vit e gjysëm pas marrjes së detyrës dhe pak ditë pasi ishte larguar nga posti (tetor 2016), Shalsi do të kallëzohej penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për akuzën e shpërdorimit të detyrës. KLSH-ja zbuloi në atë kohë një dëm prej 217 milionë lekësh dhe mospërmbushjen e detyrimeve koncesionare për investime në vlerën 6.6 miliardë lekë.

Pas largimit të Shalsit, një tjetër emër i propozuar nga LSI merr postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Aleksandër Lipivani. Ai do ta drejtonte portin e Durrësit nga fundi i vitit 2016 deri më 16 tetor 2017, kur do të jepte dorëheqjen nga posti. Edhe Lipivani nuk do t’i shpëtonte ndjekjes penale për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”. Hetimi u krye nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, Sektori i Hetimit për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Durrësit dhe Prokuroria e Durrësit. Lipivani u procedua penalisht në gjendje të lirë së bashku me 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të portit më të madh në vend, në maj të vitit 2018.

Pas dorëheqjes së Lipivanit në krye të APD-së do të vihej Artjan Qirici, që kishte mbajtur postin e nëndrejtorit ekzekutiv. Por edhe Qirici nuk do të qëndronte gjatë në këtë post. I emëruar në tetor 2017, Qirici do të lirohej nga detyra vetëm pak muaj më pas, më 23 shkurt 2018. Asnjë detaj nuk u bë publik në atë kohë për lirimin nga detyra të Qiricit, vetëm 4 muaj pas vendosjes në atë post.

Pa kaluar pak orë nga shkarkimi i Qiricit u mësua emri i drejtorit të ri ekzekutiv të APD-së, Afrim Bakaj, që më parë kishte mbajtur postin e drejtorit të AKU-së. Por edhe Bakaj nuk e pati të gjatë. Me emërimin e Ministres së re të Transporteve, Belinda Balluku, Bakaj ishte një nga ‘kokat’ e para që u pre, së bashku me kreun e ARRSH-së, Afrim Qendro, duke u shkarkuar paraditen e kësaj të marte. Pa mbushur ende një vit në krye të APD-së, Bakaj shkarkohet dhe vendin e tij e zë Agron Tare, vëllai i Igli dhe Auron Tares.

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb vendi sot do të vijojë të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin kthjellime në pje

Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile Durrës (CSDC) pjesë e Rrjetit POP (Përballja e Ofertave Politike), në kuadër të Zgjedhjeve Parla

Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili, ka ndërruar jetë sot nga COVID-19 në moshën 72-vjeçare.

Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të n

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 360 raste të rej

Krimi horror që tronditi opinionin publik paraditen e sotme, ku një grua në Kavajë u gjet e djegur në makinë, ndërsa bashkëshorti i saj i

Administratori i "Masabi Fruits", Erjon Peti ka folur ekskluzivisht për konteinerin me 200 kg kokainë që është kapur në portin e Durrësit

Unioni Europian i Kontrollorëve të trafikut Ajror ka reaguar sërish sot në një deklaratë për media pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, q

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetares shkodrane Anila Dushi, e cila mëngjesin e

Mësohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në fshatin Manskuri të Kavajës, ku policia njoftoi se një grua është gjetur e djegur