Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Kokaina në Durrës, administratori i kompanisë "Masabi Fruits": Kanë arrestuar ortakun tim, s’po kuptoj asgjë!

10/04/2021 - 16:49

Administratori i "Masabi Fruits", Erjon Peti ka folur ekskluzivisht për konteinerin me 200 kg kokainë që është kapur në portin e Durrësit.

Në një bisedë telefonike, Peti thotë se kanë arrestuar ortakun e tij, që e ka dhe djalë daje, Klajdi Xibrakun.

Peti thotë se s’po kupton asgjë, madje s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si dhe e ndjen veten të pambrojtur.

”Po e shikoj, po e shikoj. Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoj djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që ëshhë arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur.

Ne jemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit.

Nuk po më kërkon policia, policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Asnjëherë, unë për herë konteinerët e mirë skanohen. Nuk më intereson fare, asnjë gjë të kërkoj favore. Unë paguaj tatimet në shtet.

Nuk qenka punë këtu, s’di çfarë të them. Jam shumë i irrituar. Ai djali që ka shkuar aty, e ka kërkuar për të qenë prezent. Një pjesëtar i firmës, Klajdi Xibraku. Jo jo,”- tha Peti. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës. Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz.

Një avion me 267 ushtarë amerikanë ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të stërvitjes së pëbashkët, "Defender Europe 21" që po zhvillohet në

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rënie të rasteve Covid.

Nga e hëna, në prag të sezonit turistik, nis, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, aksioni i madh i pastrimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre ësht

Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i kësh

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet.

Dita e sotme do të nisë me një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë paradites herë pas herë pësojnë zhvillim duke sj

Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, për vaksinimet që janë kryer

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për vrasjet e fundit në Elbasan dhe në Vlorë, ku theksoi se autoritetet shqiptare