Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama, njoftoi live shkarkimin e kreut të Hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj të cilin e quajti "halabak", Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj ka udhëtuar drejt qytetit për të prezantuar drejtorin e ri të këtij institucioni.

Mësohet se në krye të ZRPP Durrës është komanduar Florjan Alimadhi. BalkanWeb shkruan se bashkë me ministren është nisur një ekip prej 12 punonjësish nga Tirana që do të zëvendësojnë punonjësit e larguar nga puna ndërsa 5 inspektorë që do të kontrollojnë të gjithë veprimtarinë e deritanishme të kësaj zyre.

Ardjan Iljazaj u shkarkua pasi institucioni që ai drejtonte, sorollaste prej 6 vitesh një qytetar, i cili e denoncoi në emisionin investigativ "Fiks Fare".