Komisioneri zbulon skandalin: Hotel "Plaza" përgjon e survejon klientët e punonjësit!

22/09/2018 - 14:38

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri dhe verifikimet përkatëse, nga dokumentet e të cilit rezulton se hotel “Plaza” përgjon e survejon në çdo cep të tij.

Madje thuhet se denoncime janë bërë dhe nga punonjës të këtij hoteli, të cilët janë ankuar se filmohen e regjistrohen gjatë kohës së punës, në biseda konfidenciale apo frekuentimin e mjediseve të këtij hoteli.

Sipas proces-verbalit të datës 11.04. 20-18, për faktet e dala, nga hetimi i kryer në hotel “Plaza Tirana sh.a”, rezulton se ky biznes, me frekuentim të personave e grupeve klientë “VIP”, ka instaluar sistem video-survejimi, të tipit “CCTV”, me kamera të thjeshta dhe cilësore “4K”, me rreze 360 gardë, të cilat vrojtojnë çdo skutë të mjedisit, brenda e deri në 300 metër distancë, jashtë hotelit.

Mbikëqyrja, nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV), e ambienteve si palestra force, palestra aerobi, korridoret dhe mjediseve tjera të pushimit e qëndrimit, brenda dhe jashtë hotelit, përbën shkelje.

– Kontrolluesi (survejuesi) Hotel “Plaza”, nëpërmjet këtij rrjeti survejimi, mbledh dhe përpunon të dhëna “imazhe-video”, të klientëve e punonjësve të tij.

– Stafi i hotel “Plaza”, kryen dhe mbledhjen e të dhënave sensitive (grup gjaku) dhe kjo përbën shkelje të rëndë.
Pas zbulimit të këtij skandali, Krye-komisioneri, Besnik Dervishi, ka urdhëruar pronarët e hotel “Plaza Tirana sha.a”, të ndërpresin urgjent, veprimtarinë survejuese me filmime, video, fotografi e marrje grup gjaku, duke i lënë këtë ultimatum zyrtar:

1. Hotel “Plaza Tirana”, të shkatërrojë të dhënat personale “imazhe video”, të punonjësve e klientëve, të grumbulluara nëpërmjet sistemit të video-survejimit (ÇTV).
2. Hotel “Plaza Tirana”, të shkatërrojë të dhënat “sensitive” (grup gjaku), që ka mbledhur për punonjësit dhe këdo tjetër.
3. Brenda 15 ditëve, këto detyrime, të jenë realizuar, në të kundërt, do të veprohet me gjobë, ose me denoncim publik.

Burimi: Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt ka prezantuar në Vienë ditën e sotme raportin vjetor të punës së OSBE-së në Shqipëri për

Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë miratoi të mërkurën emërimin e diplomates Yuri Kim për postin e ambasadores së Shteteve të

Shqipëria po eksporton drejt Evropës dhe botës, jo vetëm mjekët, inxhinierët, ekonomistët e saj më të mirë por edhe profesionistët e thje

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, zhvilloi ditën e sotme një takim me Ambasadorin gjerman në v

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj teksa diskutonte në Komisionin e Sigurisë për Buxhetin 2019, është shprehur se me buxhetin e parashik

Rrugorët e kryeqytetit ndjekin për rreth 1 orë dhe prangosin një 18-vjecar, për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg 6 personat e arrestuar të akuzuar për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në aeropo

Franca renditet si vendi me kombësinë më të mirë për vitin e tetë radhazi, ndërkohë që Britania e Madhe mund të shohë të bjerë në vendin

Në Gjykatën e Apelit Vlorë u mbajt sot seanca e radhës për për ish-oficerin e policisë, Dritan Zagani, i cili akuzohet për shpërdorim det

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.