Bashkia e Durrësit ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me çështjen e depozitimit të plehrave të qytetit bregdetar.

Bashkia e Durrësit thotë se “është në bisedime me qeverinë shqiptare për të zgjidhur përfundimisht problemin se ku do të depozitohen mbeturinat e bashkisë së Durrësit. Po kështu bashkia e Durrësit i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vendpozitimin më të afërt me Durrësin”.

Pra ende nuk ka një përgjigje konkrete dhe një zgjidhje të shpejtë se ku do të derdhen plehrat, të cilat prej disa ditësh janë të bllokuara nëpër kamionë, një pjesë janë derdhur buzë rrugës në zonën pranë kampusit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, ndërsa një pjesë e kazanëve në qytet nuk janë pastruar ende.