Kush është 30-vjeçarja që humbi jetën bashkë me vajzën në Durrës, kishte humbur edhe bashkëshortin (FOTO)

26/11/2019 - 22:54

Doli e gjallë nga rrënojat, por 30-vjeçarja që kishte pasion pikturën humbi jetën pak orë më vonë. Diena Meçaj Karanxha kishte humbur sot vajzën 8-vjeçare nën rrënojat e pallatit.

Vetë gruaja, u gjet nën rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. U dërgua në spital por tani në mbrëmje u njoftua vdekja e saj.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale RENEA, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares, e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë para Dienës, RENEA nxori edhe vajzen e saj të mitur Esiela, e cila kishte humbur jetën”.

Familja Karanxhaj ka pesuar nje tragjedi te vertete, duke qene se pak kohe me pare Diena kishte humbur bashkeshortin, ndersa sot humbi vajzen dhe ju bashkua familjes edhe vete. Dhimbje.

Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete.

“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Ministrave liroi nga detyra zëvendësministren e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi.

Diskutimi mbi efektin mbrojtës të maskës përballë Covid 19 vijon të jetë prezent.

Tani që kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet presidenciale, shqiptaro-amerikanët e shohin veten si një kategori votuesish që në sh

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Durrës shifrat e të prekurve me Covid-19 kanë shënuar një rritje të ndjeshme.

Zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi është liruar nga detyra në mbledhjen e sotme të qeverisë. 

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë.

Ditën e sotme, Bashkimi Europian ka ndarë çmimet për gazetarinë investigative në Shqipëri, për vitin 2019.

Thirrjes së Kryetarit të Bashkisë, Elton Arbana për t'iu bashkuar të rinjve vullnetarë i janë përgjigjur shumë nxënës dhe studentë të Shi

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në or

Vazhdon numri i lartë i infektimeve në vend, Ministria e Shëndetësisë njofton se jane regjistruar 297 raste të reja dhe 4 humbje jete në