Legalizime të jashtëligjshme, KLSH kallëzon ish-drejtorin dhe dy përgjegjësa të ALUIZNI-t

25/01/2020 - 18:59

KLSH ka kallëzuar në Prokurori ish- drejtorin dhe dy ish- specialistë të ish- Drejtorisë së ALUIZNI-t Tirana Jug. Më saktë janë kallëzuar I.SH ish- Drejtor dhe A.A e I.K, ish-ish përgjegjës legalizimi.

Pasi ka kryer auditimin në ish- Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug për periudhën 2016- 31 tetor 2018, KLSH ka konstatuar këto shkelje nga ana e tre ish- zytrarëve.

NJOFTIMI PËR SHTYP

KLSH KALLËZON NË PROKURORI ISH DREJTORIN DHE DY ISH PËRGJEGJËS SEKTORI TË LEGALIZIMIT NË  ISH –DREJTORINË RAJONALE TË ALUIZNIT TIRANA JUG

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr.1279/1, datë 16.11.2018, ka përfunduar auditimin në Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, me objekt:“Auditimi përputhshmërie për vitin 2016 -31.10.2018”.

Me Vendimin nr.68, datë 13.09.2019 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr.1279/7 datë  16.09.2020, i janë rekomanduar masat Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në legalizime, për shkeljet:

– Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana Jug në marrjen e vendimeve “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Në kualifikimin e objekteve informale, ka dërguar pranë Bashkisë Tiranë, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për 4221 objekte informale dhe pa marrë konfirmim mbi pagesën e saj për dalje me vendim kualifikimi për 4017 objekte informale duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 161,317,255 lekë

– Janë lëshuar  4221 leje legalizimi për objektet  informale të  legalizuara, nga këto 2101 leje legalizimi ose rreth 50 % e tyre lejet e legalizimit janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave”  referuar V.K.M. nr.954, datë 25.11.2015 dhe V.K.M. 1095, datë 28.12.2015”. Nga 2101 leje legalizimi në momentin e auditimit për 213 leje legalizimi konstatohet se ka miratim të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, ndërsa për 1888 leje legalizimi në momentin e auditimit nuk ka VKM për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore ose në mungesë të ardhura në vlerë  1,059,959,811 lekë + bono privatizimi  (1,216,148,000 lekë – 156,188,189 lekë ).

-Janë nxjerrë nga arkiva dhe ka kryer verifikimet ne teren, hartuar gen planet, planimetritë për 4107 objekte informalë të vetëdeklaruar si ndërtime pa leje, por nuk ka vazhduar procedurat e kualifikimit dhe pajisjet me Leje Legalizimi për këto subjekte.

–Në 25 rastet“Procesverbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesë në ndërtimin me leje”, nuk është i plotësuar sipas kërkesave ligjore.

– Për 31 dosje të objekteve rezultoi se ka mangësi në dosje të dokumentacionit të kërkuar ligjor si vetëdeklarimet dhe ose nuk disponohet dosje të hapur.

– Në 12 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, madje është cënuar trupi i rrugës ku sipas Gen Planit të administruar në dosje rezulton se objektet bien mbi projektit infrastrukturor të Planit të Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë, ndërkohë që në dosje nuk ka korrespodencë shkresore me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të përcaktuar nëse parcela ndërtimore bie mbi projektin infrastrukturor;

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit të ndërtuar më pas nga periudha e deklaruar në vetëdeklarim, ku referuar imazheve nga gjeoportali asig.gov.al, rezulton se nuk ka ndërtim në vitin 2007, ndërkohë që sipas imazheve dixhitale dhe në vitin 2010, i deklaruar si viti ndërtimit në vetëdeklarimin nr. 1219, objekti nuk rezulton i përfunduar.

– Në 1 rast është kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit “Lana”, në dosje nuk ndodhet dokumentacion justifikues për këtë qëllim.

– Në 3 raste sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si  genplani, harta dixhitale e paraqitur, statusi i pronës, rezulton  se objekti është të një parcelë ndërtimore në pronë të Kryegjyshatës, pasi nga verifikimi i materialit hartografik dhe pozicionimit të pronës nga  punonjësit e autorizuar, rezulton se objektet informalë, ndodhen  mbi pasurinë “Truall” me sip. 33073 m2 në pronësi të Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

KLSH, duke i konsideruar  të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e ish Drejtorisë Rajonale të Aluizni-t Tirana Jug, konkretisht për : I.SH ish Drejtor dhe A.A e I.K, ish-ish përgjegjës legalizimi.  për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal,, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën  nr.1279/9, datë 20.09.2019, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për shkelje të ligjit të legalizimeve, etj., duke  dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore.

Reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi!

6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana bën një bilanc të punës së bërë përgjatë këtyre muajve të vështi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar autoshkollat që ushtrojnë aktivitetin e tyre se nëse nuk do t

Tërmeti i 26 nëntorit në Durrës shembi disa hotele dhe pallate, duke lënë pas një bilanc tragjik, 23 jetë të humbura.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informon se në javën e parë të kthimit në normalitet të sistemit shënd

Opozita u angazhua sërish sot që të bëjë gjithçka sa i takon asaj për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda datës 31 maj.

Më 29 maj mbyllet viti shkollor, një vit ky i pazakontë, i zhvilluar muajt e fundit online, për shkak të masave parandaluese për prekjen

Kur u bë e qartë se semestri i dytë i vitit akademik 2019-2020 do të devijonte nga përfundimi i tij normal dhe universitetet kaluan në më