Këshilli Bashkiak Durrës ka miratuar mesditën e sotme listën e 11-të me emrat e përfituesve të grantit të rindërtimit për banesat me dëmtime DS1, DS2 dhe DS3.

Në listën e miratuar sot janë përfshirë 1351 emra, të cilët aplikuan në muajin dhjetor 2020 për përfitimin e grantit.

Me 1351 emrat e sotëm dhe dy listat e miratuara më parë me 806 emra dhe 1896 emra shkon në total 4053 familje që përfitojnë grantet në shumat 100 mijë, 250 mijë dhe 500 mijë lekë të reja.

Në muajin dhjetor aplikuan rreth 6000 familje, por nuk është ende e qartë nëse do të ketë lista të tjera për miratim nga Këshilli Bashkiak apo jo.