Një nga misteret e mëdha mes deputetëve që duhet të prononcohen për djegjen e mandatit është edhe ai i Rudina Hajdarit e cila aktualisht gjendet në ShBA. Megjithëse ka folur nga përtej oqeanit ajo nuk është solidarizuar automatikisht me vendimin e forumeve të PD-së, por ka thënë se verdiktin e saj do ta japë nesër pas kthimit në Shqipëri.

Megjithëse drejtuesit demokratë nuk janë treguar korrektë me deputeten e re sidomos që pas kongresit të PD ku nuk iu dha fjala, Rudina sërish gjendet para një dileme:

A duhet të respektojë ajo vendimin e partisë që u themelua nga i ati, për të djegur mandatet e një kuvendi i cili ende drejtohet nga ish-ministri i brendshëm i periudhës kur Azemi krijoi PD, Gramoz Ruçi? Pra a duhet t'i nënshtrohet thirrjes së kujtimit të të atit?

Apo mund të bjerë pre e presionit që Rilindja mund ti bëjë, të emës gjyqtare, Fatmirës e cila së shpejti do të përballet me mënyrën shantazhuese se si rilindasit po përdorin vettingun: kush na shërben ne e kalon?

Mes kësaj dileme gjendet fati i mandatit të Rudina Hajdarit. Megjithëse si njeri i lirë, i shkolluar në perëndim, ajo mund të këtë dhe një proces të pavarur vendimmarrje që mos influencohet sadopak nga trysnia dhe pesha familjare.

Kjo do të duket nesër e mbrapa, kur Rudina të shpallë verdiktin e saj. /lapsi.al