Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton për përkeqësim të motit në vendin tonë.

Sipas njoftimit të shpërndarë në faqen zyrtarë në Facebook, përkeqësimi meteorologjik nis duke filluar nga mesnata e sotme deri në mesnatën e 23 janarit.

“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m”, shkruan DPD, e cila shton se nga moti i keq do të preket i gjithë bregdeti i vendit.

Njoftimi i plotë i përkeqësimit të motit:

Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 janar, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.