Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. 

Mësohet se pasditen e sotme infarkti i miokardit i ka marrë jetën kryebashkiakut socialist në moshën 52-vjeçare.

Ai kishte shkuar në Peshkopi bashkë me skuadrën e qytetit të Rrogozhinës Egnatia për përballjen ndaj Korabit. Në pushimin e ndeshjes ai ka shkuar të konsumojë një kafe pranë stadiumit bashkë me disa persona të tjerë, kur papritur ka pësuar infarktin që ka rezultuar tragjik për të.

Memolla është dërguar në spitalin e Dibrës pa shenja jete.