Banorët e lagjes nr.4 pranë shkollës "Bedrie Bebeziqi" në Durrës, janë zgjuar të tmerruar mëngjesin e sotëm.

Nuk dihet nëse firma që po bën punime në rrugë apo ndonjë bllokim i sistemit të kanalizimeve sollën shpërthimin e ujrave të zeza në rrugën kryesore.

Operatori i "DurrësLajm" sjell pamjet e marra mëngjesin e sotëm, pas shqetësimit të ngritur nga banorët pranë redaksisë tonë.

Rruga dhe ambientet përreth shkollës 9-vjeçare u bënë pothuajse të pakalueshme për shkak të ndotjes së madhe mjedisore.

Duke shtuar edhe temperaturat e larta të ditëve të fundit, përhapja e infeksioneve është një rrezik real për të gjithë komunitetitn pasi situata është shumë e rënduar.

K.H.

Ndjekim videon e operatorit të DurrësLajm: