Në Shqipëri kanë ardhur 4000 muxhahedinë

23/08/2018 - 17:19

   Në Shqipëri kanë ardhur rreth 4 mijë muxhahedinë.

Pavarësisht se institucionet shqiptare e kanë mbajtur sekret numrin e muxhahedinëve që strehohen në vendin tonë, të dhënat e INSTAT tregojnë një numër prej 4 mijë muxhahedinësh të ardhur nga Irani.

Raporti i INSTAT thotë se nga Irani, kanë marrë leje qëndrimi në vendin tonë 4158 persona brenda dy viteve. Burime të Report TV bëjnë me dije se 4 mijë prej këtyre personave janë muxhahedinë, ndërkohë që pjesa tjetër janë diplomatë apo azilantë që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri.

Vetëm në vitin 2016 kanë ardhur 2195 persona nga Irani, ndërsa në vitin 2017, 1963 iranianë. Vetë INSTAT refuzon të japë përgjigje në lidhje më numrin e muxhahedinëve që kanë marrë leje qëndrimi dhe thotë se vetëm është marrë me pjesën e shifrave dhe jo grupimit që ata i përkasin. 

Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është përfolur se numri i muxhahedinëve që do të vinin në vendin tonë ka qenë rreth 3 mijë, por duket se bëhet fjalë për një numër më të madh. Ministria e Brendshme ka refuzuar të japë shifrën e muxhahedinëve që kanë mbërritur në vendin tonë, duke thënë se bëhet fjalë për të dhëna sekrete.

4 mijë muxhahedinët strehohen në një kamp pranë Durrësit dhe janë një grupim i mbyllur, ku ruajnë traditat që kanë pasur kur ishin në Iran.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë bashkëbisedimit online me të rinjtë votues për herë të parë, kryebashkiakja e komanduar e Durrësit, Emiriana Sako tha se ka filluar

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, në një takim virtual që pati me të rinj të qytetit, që më 25 prill do të votojnë për herë të pa

Mjeku pneumolog Ardian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim online me votuesit për herë të parë t

Banorët e pallatit nr.1187/1188, lagjja nr.16 në Durrës kanë protestuar për rikontruksionin që i është bërë godinës ku banojnë 54 familje

Prej datës dy të këtij muaji, në qytetin e Durrësit ka vijuar procesi i vaksinimit antiCovid.

Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do te dominojnë sot të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veril

Paraditen e sotme, para se të niste mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës, në të cilën ishte parashikuar të kalonte me urgjencë për mirati

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës, një nga pikat e rendit të ditës ishte ajo me nr.5 ku kaloi për miratim